27gusht 2015 – Europa shqetësohet për emigrantët që kanë shkaktuar krizë në zonën shengen. Ndërsa drejtuesit e shteteve që janë në BE ose jo po diskutonin se si mund të përballojnë krizën e klandestinëve, një kamion u zbulua në Austri me 50 persona të pajetë. Viktimat u gjetën në një kamion, në zonën lindore të Austrisë, ne qytetin Parndorf.
Mjeti ishte i ndaluar dhe shoferi ishte larguar pasi kishte konstatuar tragjedinë. Dyshohet se shkak i vdekjes së klandestinëve ka qenë asfiksia. Nuk dihet ende origjina e tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





