DURRËS, 9 tetor 2014– Cilat janë qytetet më të mira për të jetuar? Studimet e bëra tregojnë rezultatet e tyre. Në vitin 2014, cilësia e jetës (e ndërlidhur me kushtet klimaterike, sipërfaqet e gjelbra dhe politikat social-ekonomiko-kulturore) duket se ka arritur majat në qytetet e poshtëshënuara:
Vjena (Austri)është mbretëresha e vitit 2014, sipas klasifikimit “Mercer”. Qyteti ofron shërbime shumë të mira, hapësira të gjelbra (rreth 30 parqe), katedrale, pastiçeri, pallate dhe kafene historike. Jo më kot Johan Shtraus u shpreh dikur: ”Ka vetëm një qytet mbretëror dhe ky është Vjena”.
Më pas vjen Zyrihu (Zvicër), me shërbime të shkëlqyera publike, muze, teatro dhe salla koncertesh, natyrë magjepsëse alpine dhe arkitekturë interesante.
Në vend të tretë klasifikohet Okland (Zelandë e Re), një qytet që po zhvillohet rreth gjireve detare, të përshtatshme për praktikimin e sporteve ujore. Ndonëse qyteti popullohet nga 1 milionë banorë, gjatë gjithë kohës të krijohet sensacioni, sikur je me pushime. Klima e butë, parqet dhe plazhet kompletojnë panoramën e bukur. Sigurisht janë për t’u përgëzuar dhe shërbimet publike apo opsionet kulturore.
Vendi i katërt na kthen në Evropë, pikërisht në Mynih (Gjermani); qytet kozmopolit dhe modern, po aq sa dhe mikpritës, miqësor i njohur ndryshe si kryeqyteti i birrës. Qytetarët e tij ndihen shumë të kënaqur nga cilësia e shërbimeve dhe arsimit.
Vankuver (Kanada) qëndron shtrirë midis malit dhe detit, me një natyrë të mrekullueshme dhe një park gjigant (Stanley Park); një qytet modern, me një organizim të përsosur dhe multikulturor.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





