Vjerri i Klodi Lesit, i cili vrau bashkëshorten greke, ka folur për mediat duke theksuar se gjendja e fëmijës ishte e rënduar. pas ditëve që kaloi në arrati.

“Djali ishte i paushqyer. Ishte dobësuar shumë dhe ishte i tronditur. Më erdhi shumë keq nga ajo që pashë. Ai nisi të qante sapo më pa mua, por kur takoi vëllanë pushoi së qari. Nuk e di se me çfarë është ushqyer, por gjendja e tij ishte mjaft e keqe.

Madje edhe rrobat i kishte të grisura dhe të sajuara. Do t’i duhet shumë kohë sa të marrë veten”, tha ai.

Fëmija kishte veshur 4 apo 5 xhupa sipas gjyshit të fëmijës që tha se pas kthimit në shtëpi, djali është qetësuar.