1 tetor 2015 – Pesë persona që ishin në kërkim që prej një viti në Lazarat, janë arrestuar pikërisht në banesat e tyre.
Ata ishin shpallur në kërkim që gjatë operacionit antikanabis në qershor të 2014-s, dhe arrestimi i tyre u bë i mundur mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”.
“Në orët e para të mëngjesit në Lazarat, si rezultat i operacionit të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, në banesa u kapën shtetasit në kërkim:
Avdul Asan Avduli, 57 vjeç, masë sigurie “Arrest në burg” për “Prodhim e shitje të narkotikëve”;
TenoLevzat Buci,76 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
Sigurim Sejdi Mahmutaj, 68 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
YlliMehmet Gërveshi, 68 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Zaim Ramadan Basha, 53 vjeç,i dënuar me 5 vite burg për aksident rrugor. Sot, Zaimit iu gjet dhe një sasi lënde narkotike në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet shtesë në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
/portali DurresLajm/