Policia e Shtetit në vijim të luftës kundër aseteve të krimit ka bërë një bilanc të deritanishëm për sekuestrimet e pasurive të bëra në vend.
Në një njoftim të policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme tregohen shifrat e konfiskimeve në kuadër të operacionit "Vjeshtë 2017":
• 79 apartamente
• 25 njësi tregtare
• 84 automjete
• 26 aktivitete biznesi
• 1 pallat 11-katësh
• 2 anije peshkarexha
• 53.585 metra katrorë tokë





