Vjeshta sapo ka nisur por dëshira jonë për të pasur një pallto të butë e të ngrohtë është në krye të listës. Por cilat janë modelet “top” të vjeshtë-dimër 2017/18?

Trendet e pasarelave flasin qartë: prej disa stinësh modelet e gjata janë rikthyer në modë. Mjaftojnë një palë xhinse, një bluzë e madhe, dhe atlete për ta thyer disi. Sigurisht është edhe varianti “si veshje”, me detaje që bëjnë kontrast.

Nëse preferoni një model mbi gju, guxoni me ngjyrat. E kuqja është përfundimisht zgjedhja e duhur për t’iu larguar anonimatit, ndërsa ngjyrat pastel janë perfekte për t'i dhënë pak ëmbëlsi ditëve të ftohta të dimrit. Ndiqni fotogalerinë për të krijuar ide.

(MAX MARA)

(VICTORIA BECKHAM)

(MIU MIU)

(MANGO)

(FALCONERI)

(STELLA McCARTNEY)

(FAY)

(DOLCE & GABBANA)

(H&M)

(MANGO)

(ZARA)

(UNITED COLORS OF BENETTON)

(MARELLA)