Koha e ngrohte ka bërë që sezoni turistik të zgjatet edhe këto tre javë të para shtatorit. Përveç pak pushueve vendas janë kryesisht turistë nga Europa Juglindore, që po vizitojnë plazhet e vijës bregdetare të Durrësit këto ditë.
Një pjesë e tyre vijnë me krocera për vizita njëditore, ndërsa një pjesë me agjenci turistike me çarterat e vënë në dispozicion të tyre. Ata shijojnë jo vetëm detin me plazhin e klimën në Durrës, por edhe ushqimet tradicionale.
Pamjet janë fiksuar nga operatori i DurrësLajm në zonën e Shkëmbit te Kavajës ku qartë duken grupet e pushues e të huaj që mbërritën këtë fundjavë ne bregdet.
Një pjesë e hoteleve në këtë zonë janë të prenotuar deri në fund të shtatorit nga turistët çekë, polakë etj.
K.H.





