Presidentja e kompanisë Top Media, Vjollca Hoxha, ka marrë përsipër pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme të “Top Channel”-it.

Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë.

Top Channel ndërkohë hap një faqe të re dhe të shumëpritur nga shikuesit e tij të shumtë, tashmë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të presidentes së Top Medias, ish-bashkëshortes së të ndjerit Dritan Hoxha, themeluesit të televizionit më të fuqishëm në vend.