Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se lideri i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqen.

Në një intervistë për Newsweek, kur u pyet nëse do ta nominonte presidentin e SHBA për këtë çmim prestigjioz, Osmani u përgjigj:

“Sigurisht, nëse unë jam presidente [kurdo që të jetë] që këto gjëra do të ndodhin.”

Presidenti i SHBA ka shprehur prej kohësh dhe publikisht dëshirën për një Çmimin Nobel për Paqen, duke e quajtur veten një “paqebërës”, referuar marrëveshjeve që kanë ndaluar disa konflikte në botë.

Osmani, duke folur nga Samiti i Qeverive Botërore në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, e përshkroi popullsinë e Kosovës si “populli më pro-amerikan në tokë” dhe “shumë, shumë mirënjohëse për çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.