Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e djeshme shkarkoi 12 ambasadorë të vendit në të gjithë botën.

Një prej tyre ishte dhe ai në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Rastësia qëndron tek fakti se zv/shef i misionit në këtë ambasadë është burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

Tashmë me shkarkimin e Dedajt, drejtimin përkohësisht të ambasadës e merr Sadriu.

Ditën e djeshme, Ministria e Jashtme e Kosovës propozoi lirimin e ambasadorëve që ishin të emëruar politikë dhe Vjosa Osmani i miratoi ato me dekrete.