Presidenti Ilir Meta kujton Ditën Botërore të Ujit, me anë të një mesazhi në “Facebook” inkurajon të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.

Kreu i Shtetit thekson se Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane dhe për këtë arsye “i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve”.

“Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.
Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë , por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës, në Bruksel, Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI!
Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane.

Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve.
E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË! ”
, shkruan Meta.

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës…

Posted by Ilir Meta on Monday, March 22, 2021