Shpallja e Vjosës si Park Kombëtar është një moment historik. Kështu e konsideron Kryeministri Edi Rama këtë vendim të Qeverisë Shqiptare të marrë 2 ditë më parë.

Nga Tepelena, ku sot u mbajt aktiviteti për lumin Vjosa të shpallur Park Kombëtar, Rama tha se ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u ndërmarrë.

Ky është një moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndom jemi mësuar duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe pa karar i natyrës. Ky është moment i rëndësishëm për vendin tonë sepse saksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë qysh në krye të herës atë për të cilën jemi zotuar dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk është një vendi i lehtë, është i vështirë për 1001 arsye, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar”.

Për të gjithë këtë punë të bërë që solli në vendimin final, Rama falenderoi ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro dhe drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit. Kryeministri foli edhe për ata europianë, sipas tij, që folën për të mos lejuar shkatërrimin e Vjosës. E për këtë europianë, Rama tha se pasi “zbutën lumenjtë e tyre të egër në Europë, kërkonin mbrojtjen e lumit të Vjosës”