Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.
U akordua fondi shtesë në zërin e shpenzimeve korrente në masën një miliard lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për kompensimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për diferencën e pagës në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Më konkretisht, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej katërqind milionë lekësh.
Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 dhjetë milionë lekësh.
Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej treqind e pesëdhjetë milionë lekësh.
Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.
Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej dy milionë lekësh.
Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.
Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej njëzet e pesë milionë lekësh.
Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej njëzet e dy milionë lekësh.
Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej trembëdhjetë milionë lekësh.
Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej katër milionë lekësh.
Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej pesëdhjetë e katër milionë lekësh.