18 qershor 2015 – I shumëkërkuari nga policia, Vladimir Gjuta, tentoi t’i fshihej uniformave blu duke u maskuar. Ai kishte të vëna një palë paruke, me flokë të zinj, ndërsa në realitet 35-vjeçari është qeros. Policia njoftoi në mbrëmje se, 35 vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Opel” me targa kosove Rks 04 540 EP si pasagjer, pasi automjeti drejtohej nga Blerim Thaçi 32 vjeç nga Prizreni.
Gjuta ka mundur të fshihet për disa muaj, që nga koha e shpërthimit të tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga hetimet rezulton se Vladimir Gjuta e ka kryer aktin në shenjë hakmarrjeje ndaj Tahirit, për shkak të kontrollove të shpeshta në biznesin e tij.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”