19 qershor 2015 – Një ditë pas arrestimit, Vladimir Gjuta, i dyshuari për atentatin me tritol ndaj farmacisë së babait të ministrit Sajmir Tahiri, i ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Madje, Gjuta ka thënë se do të dorëzohej vetë në polici pas zgjedhjeve, pasi nuk ka rol në atentatet me tritol.
35-vjeçari me origjinë nga Kukësi, u arrestua dje në hyrje të tunelit të Kalimashit. Për të mos rënë në sy ai kishte vendosur edhe një paruke.
Sipas policisë, Gjuta lëvizte lirshëm, por nuk fliste në telefon, dhe mësohet se gjatë qëndrimit në Tiranë ai komunikonte me korrier.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/