14 nëntor 2014 –  Gjykata e Udines në Itali e dënoi 35 vjeçarin Vladimir Ramaj, me 6 vite burg dhe 30 000 euro kompesim dëmi për t’ua paguar familjarëve të viktimës. Ramaj në vitin 2010 përdhunoi një vajzë italiane të rritur, por me të meta mendore. Ajo kishte të njëjtin nivel mendor sa një vajzë 6 vjeçare.

Gjykata dha të njëjtin dënim, që kërkoi edhe prokurori për një rast të tillë të rëndë. Ramaj, që punonte në ndërtim, nuk gjendet më në Itali. Autoritet italiane besojnë se ai fshihet në Shqipëri, prandaj pritet që Interpol Roma t’i kërkojë Interpol Tiranës, ekstradimin e Vladimir Ramajt.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/