Angli, 31 Gusht 2014 –Vladimir Ismaili, 40 vjec u dënua nga gjykata angleze me 14 vjet burg me vendim të formës së prerë. Ai akuzohet për favorizm prostitucioni, heqje të paligjshme të lirisë së personit dhe për kanosje. Ismaili ishte “ specializuar “ për trafikim femrash lituaneze në Angli.

 Dënimi i parë i Ismailit u dha në 2006, por ai përfitoi masën e sigurisë arrest shtëpie deri në mometin, që dënimi do merrte formë të prerë. Ismaili theu masën e arrestit të shtëpisë duke u arratisur nga Anglia. Interpol Londra në bashkëpunim me Interpol Athinë arritën ta arrestojnë dhe ta ekstradojnë Ismailin nga Greqia për në Angli në qershor 2014. Tashmë Vladimir Ismaili, një nga shtatë të pandehurit e vitit 2006 ( 62 vjet burg gjithsejt ) do të vuajë 14 vjet burg pa të drejtë lirimi me kusht.

"Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah"