RUSI – Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një konference për shtyp dha profetësinë e tij për fundin e botës.
“Pikë së pari unë e di se kur do të vijë fundi i botës”, tha ai duke dhënë një shpjegim shkencor. “Pas 4.5 miliardë vitesh kur funksioni dhe cikli i Diellit tonë të përfundojë”.
I pyetur nëse kishte frikë nga një gjë e tillë, Putin u përgjigje: Për çfarë të kem frikë? Është e pashmangshme.”
Një sondazh i televizionit shtetëror rus tregon se vetëm 9% e të atyre që janë përgjigjur besojnë se fund i botës do të vijë këtë të premte.