Barazimi ndaj Venezias me shifrat 2-2 ishte barazimi i katërt radhazi për Juventusin në Serie A. Bardhezinjtë u shpëtuan nga disfata falë golit të Vlahovic nga penalltia në frymën e fundit. Mirëpo ylli i Juventusit nuk e menaxhojë aspak mirë situatën në fund të ndeshjes ku u fishkëllye nga tifozët miq.

Vlahovic nuk i duroi dot kritikat dhe fishkëllimat duke i ofenduar tifozët rëndë me fjalën “Burra m*ti”. Pasi shënoi nga pika e bardhë dhe shprehu këtë frazë ndaj tifozëve, Vlahovic u ndëshkua me karton të verdhë nga kryesori Antonio Giua.