Dusan Vlahovic hedh poshtë hipotezën e të ardhmes në Francë gjatë një interviste ekskluzive me gazetën L’Equipe dhe vendos synime për të ardhmen: 

“Do të doja të bëhesha një lojtar që të gjithë e mbajnë mend. Topi i Artë është një ëndërr dhe qëllimi kryesor. I kam lexuar gazetat që flasin për një kalim tek PSG, por nuk më interesonte. Mendoja mbi të gjitha që të përgatitesha sa më mirë për sezonin. Kam edhe dy vite kontratë me Juventusin dhe jam i kënaqur këtu. Do të doja të fitoja diçka të rëndësishme me Juven, pastaj do të shohim, do të flasim për të më vonë. Sezoni i kaluar nuk shkoi mirë sepse nuk u ndjeva mirë fizikisht. Këtë vit ndihem mirë dhe po e ndihmoj ekipin”, tha sulmuesi serb.

Keqardhja për titullin ishte prezente te Vlahovic: “Do të ishte mirë, nëse do të fitojmë kupën dhe marrim pjesë në Champions, por nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur, ky është mentaliteti i këtij klubi dhe një kërkesë e historisë së tij. Ne kishim mundësinë për të luftuar për titullin, në një moment nuk ishim larg, por gabuam”.

I pyetur për pikat e referencës, sulmuesi serb dekalroi: “Cristiano Ronaldo, është idhulli im, e kam ndjekur që në Mançester, kur ishte anësor i majtë. Më pëlqejnë lëvizjet e tij, “instinkti i tij vrasës”, mendoj se është një nga më të mirët në histori. Më pëlqente shumë edhe Zlatan Ibrahimovic, si dhe Fernando Torres me flokët e tij pak të gjatë, në ditët e tij në Liverpool. Dhe më pas Karim Benzema, një lojtar që e adhuroj”. 

Mbappe – “Shumë i fortë, është 25 vjeç dhe pothuajse ka fituar gjithçka, ka shënuar dyzet gola këtë sezon. Giroud është gjithashtu një gjigant. Statistikat nuk tregojnë rëndësinë e një lojtari. Franca fitoi Kupën e Botës në 2018, shifrat thonë se Giroud shënoi zero gola por pa të Franca nuk do të kishte fituar. Ai ishte i pazëvendësueshëm me gjithë punën e pistë që bënte, pasimet e tij, rëndësinë e tij në mbrojtje, ishte një nga lojtarët themelorë për fitoren”, dekalroi Vlahovic.