Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, zhvilluan paraditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi është zhvilluar në kryeministri dhe vjen një ditë pas ftesës që kreu i kuvendit Ilir Meta bëri për një takim të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje për miratimin e reformës së drejtësisë me konsensus më 21 korrik 2016.

Nuk ka shumë informacion në lidhje me takimin që përfundoi rreth orës 10:00 të paradites së sotme.

Menjëherë pas këtij takimi, Valhutin dhe Fleckenstein do të zhvillojnë një tjetër takim me kreun e LSI-së Ilir Metën.