Ambasadorja e BE-së në Tiranë, i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla të arrestojë Sali Berishën.

Kështu ka deklaruar sot në mbrëmje ish-kryeministri gjatë një interviste për Abc News.

Duke komentuar pretendimet e Llallës së Donald Lu i kërkoi atij arrestimin Ilir Metës, Berisha tha se e beson 100% këtë gjë, pasi ai është në dijeni të një rasti tjetër.

Sipas Berishës, Vlahutin i kishte kërkuar Llallës të arrestonte Berishën, ndërsa ish-kryeprokurori e tregoi këtë gjë tek ish-presidenti Nishani.

Berisha hodhi akuza të tjera ndaj Vlahutin, e cila sipas tij, ka një berishofobi më të madhe sesa vetë Edi Rama.