Ndeshja Shqipëri-Itali është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare. Në Kroaci e cilësojnë si një “humbje” e ndërsa tanimë shpresat janë të pakta edhe për një fitore me Italinë.

Nga ana tjetër, është vënë në pah loja e mirë e kuqezinjve në pjesën e parë.

“Barazim show mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Daliç befasohet në minutën e 95’, buzëqeshin të kaltrit”, shkruan “Sportmediaset.it”.

The Sun: “Të papriturit shënojnë një barazim dramatik në fund pas autogolit për t’i lënë kroatët në prag eliminimi”.

“Gazzetta dellosport” shkruan: “Shqipëria bën festë në shtesë; 2-2 arrin në të 95’. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet të mundë Italinë”.

Corriere dello Sport: “Kroacia, çfarë talljeje në fund: Gjasula gjen golin e barazimit në minutën e 95-të pas autogolit. Dhe Italia buzëqesh”.

Marca: “Çmenduria shqiptare fut në telashe Kroacinë”.