Vllaznia në futboll për femra është përfocuar në merkato për aventurën në Champions League me portieren e ekipit kombëtar Antigona Hyska.

Portierja e talentuar vjen në formulën e huazimit nga Apolonia dhe ka nisur menjëherë stërvitjen me fanellën kuqeblu.

“Në Shkodër jam huazuar për ndeshjet e Champions dhe do jap maksimumin në këto sfida të veçanta. Jam e lumtur që Vllaznia besoi tek unë. Objektivat janë maksimale dhe besoj se Vllaznia do të shkojë sërish në grupet e Champions League”, tha Hyska pas prezantimit për mediat.

Vllaznia ka bërë historinë në futbollin e femrave në Shqipëri, pasi përpara dy vitesh është kualifikuar në grupet e Champions League.