Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë.

Shkodranët kanë mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Skënderbeut, në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 39’ pas gjuajtjes të Da Silvës brenda zonës, e cila u devijua nga Sadriu dhe përfundoi në rrjetë.

Gjatë pjesës së dytë, Skënderbeu e kishte të pamundur të reagonte.