Nuk ka qetësi te Vllaznia. Katër lojtarë të tjerë janë infektuar me koronavirus.
Pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe lojtarë si Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.
Menjëherë futbollistët janë karantinuar, ndërsa autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.
Më herët janë infektuar futbollistët Eni Imami dhe Erdenis Gurishta si edhe zv.trajneri Elvis Plori.





