5 qershor 2015 – Tre skuadra të Superiores kërkojnë të kenë shërbimet e ish-mesfushorit të Teutës, Ansi Nika, i cili u largua nga "djemtë e detit" vetëm një javë më parë.
Tirana, Vllaznia dhe Kukësi kanë qenë në bisedime të vazhdueshme me mesfushorin me tipare sulmuese, por shkodrani ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës skuadër do të veshë sezonin e ardhshëm. Nika aktualisht vijon pushimet në Velipojë dhe vazhdon të ketë kontakte me të tria skuadrat e sipërpërmendura.
Aktualisht mesfushori Nika është një lojtar i lirë dhe në kërkom të të ardhmes. Ditët në vijim mesfushori shkodran do t'i duhet të përzgjedhë Vllazninë, Kukësin ose Tiranën si skuadër për të vazhduar karrierën e tij futbollistike, por nuk përjashtohet edhe fakti që Nika të angazhohet me ndonjë skuadër tjetër të Superiores ose jashtë vendit.
"Kam respekt për të tria këto skuadra dhe ndihem vërtet shumë i vlerësuar që Vllaznia, Kukësi dhe Tirana, tre prej skuadrave më të mira të Superiores kërkojnë shërbimet e mia. Do të jetë vërtetë shumë e vështirë për të vendosur, por jam i detyruar të zgjedh njërën prej tyre, gjithmonë nese nuk kam një alternative më të mirë brenda ose jashtë vendit. Unë do të bisedoj ditët në vijim me drejtuesit e të tria kature skuadrave dhe, pasi të jem njohur me projektet e secilës prej tyre, do të vendos për ekipin që do të përfaqësoj sezonin e ardhshëm", deklaroi shkodrani.
Nika shprej vlerësim maksimal për të tra ekipet që kërkojnë shërbimet e tij, ndërsa deklaron se ditët në vijim do t'i duhet të zgjeh njërën për tre skuadrave. "Jam në kontakt të vazhdueshëm me tre skuadra të Superligës, por ende nuk kam vendosur se për cilën prej tyre do të luaj sezonin e ardhshëm. Vllaznia, kukësi dhe Tirana janë të interesuara. Me të tria këto skuadra kam hyrë në bisedime, por ende nuk kam vendosur se cilën do të zgjedh. Aktualisht po shijoj pushimet në Velipojë dhe shumë shpejt do të më duhet të përzgjedh njërën prej këtyre tre skuadrave, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë oferte të kënaqëshme që mund të kem më pas', shprehet mesfushori shkodran, i cili u divorcua me skuadrën e Teutës një javë më parë pas rreth pesë vitesh bashkëpunim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/