Vlorë, 21 gusht 2014 – Një rast i pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës.

Një grua rrëfen për Neës24 se i është toksikuar shtëpia nga boja, pasi kohë më parë e leu shtëpinë”.

Dy muaj më parë Lefteri Zoko ka lyer banesën e saj dhe prej asaj kohe, banesa është kthyer në të pabanueshme.

Shkak duket se ka qenë një element i pranishëm në bojë, që përveçse ka sëmurur atë, ka sëmurur edhe persona që vizitonin shtëpinë e saj.

Ajo rrëfen se 2 muaj më parë ka shkuar në një dyqan pranë shtëpisë për të blerë bojë.

Bojaxhiu e ka lyer shtëpinë, por menjëherë më pas banesa filloi të merrte një erë të rëndë.

“Nuk i kushtova shumë rëndësi sepse mendova se ndoshta ishte normale. Të nesërmen, pashë që era nuk kishte ikur ende dhe në mbrëmje kur jam futur për tu larë në dush, peshqiri që përdora mori ngjyrë të errët në shumë pjesë në kontakt me ujin. Tre ditë më pas, po shikoja që ushqimet që kisha si sheqeri shkoi drejt mpikjes, ndërsa frutat mernin menjëherë ngjyrë tjetër. Cdo ushqim në frigorifer po pësonte shndërrim, psh djathi po krijonte një sipërfaqe me ngjyra të ndryshme, ndërsa lulet përsipër një shtresë të bardhë ndërkohë që po thaheshin. Që ditët e para kam qenë me të vjella por mendova mos ishte thjesht grip, ndërkohë që kur shkova në spital më thanë se kisha shenja të një helmimi. Glicemia ishte ulur në 60 ndërsa në të gjithë trupin kisha kruajtje”, rrëfen gruaja.

Ajo është ankuar edhe pranë firmës që i shiti bojën, por kjo e fundit e ka kërcënuar që të mos dukej më aty sepse do njoftonte policinë.

Pas ankesës së zonjës, duket se firma ka tërhequr menjëherë bojën nga tregu. Inspektorët e Shëndetit Publik që kanë ardhur të shihnin shtëpinë nuk dispononin pajisje për matjen e elementëve të rrezikshëm. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/