1korrik 2015 – Vlonjati vjedh celularët në Durrës. Elton Hoxhaj, 33 vjeç, u arrestua në flagrancë gjatë tentativës për t’i rrëmbyer telefonin një 15-vjeçari nga dora. Ky shtetas eshtë i dyshuar si autori edhe i 10 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit. Mekanizmi që përdorte autori i mësipërm për kryerjen e vjedhjeve ishte ai: Ai ngiste një biçiklete dhe në ecje e sipër i merrte shtetasve të ndryshëm telefonin nga dora.

Ja rastet e vjedhjeve:

1.   Më datë 08.01.2015 në lagjen Nr.3 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”Samsung S-5”,shtetases U.D.16 vjeçe,banuese në Durrës.

2.   Më datë 21.01.2015 në lagjen Nr.4 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”AIPHONE”,shtetasit S.L.17 vjeç,banues në Durrës.

3.   Më datë 06.02.2015 në lagjen Nr.4 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”Samsung Magana”,shtetasit A.M.60 vjeç,banues në Durrës.

4.   Më datë 23.03.2015 në lagjen Nr.12 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur një biçikletë 26-teshe në pronësi të shtetasit I.H.58  vjeç,banues në Durrës.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar biçikleta.

5.   Më datë 04.04.2015 në lagjen Nr.18 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin cellular ti “Assus Zenfone–5”shtetases B.I. 26 vjeçe, banuese në Durrës.

6.   Më datë 20.04.2015 në lagjen Nr.3 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin cellular ti “THL”shtetases A.K.22 vjeçe,banuese në Durrës.

7.   Më datë 29.04.2015 në lagjen Nr.16 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin cellular ti “Samsung Galaxy S-3”shtetases E.D.22 vjeçe,banuese në Durrës.

8.   Më datë 12.05.2015 në lagjen Nr.3 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”Samsung Galaxy S-4”,shtetases A.V.29 vjeçe,banuese në Durrës.

9.   Më datë 28.05.2015 në lagjen Nr.16 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur një biçikletë shtetasit A.R.26 vjeçe,banues në Durrës.

10.  Më datë 20.06.2015 në lagjen Nr.1 Durrës,ky shtetas I ka vjedhur nga dora telefonin celular tip”Samsung Core”,shtetases XH.A.32 vjeçe,banuese në Durrës.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”