Si në herët e kaluara, edhe kjo mbledhja e komisionit për të dhënat e TIMS së ditës së sotme, ka nisur me debate.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Ervin Salianji që të kërkojë ndjesë për faktin që në mbledhjen e kaluar deklaroi se drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni nuk ishte e pranishme për të dëshmuar, për shkak se ndodhej në Beograd.

Pjesë nga diskutimi:

Qefalia: E kërkoj për procedurë

Salianji: Këtu për procedurë kërkohet

Qefalia: Duhet të dëgjosh kur flas unë. Si kryetar komisioni.

Qefalia: Nise mbledhjen me një ndjesë publike për veprimin që bëre në mbledhjen mëparshme duke ngatërruar vendin e takimit të drejtoreshës së SHISH nga Brukseli në Beograd.

Salianji: Kam pasur një shkresë nga SHISH. Gabon politikisht kur përmend Beogradin. E kemi si pyetje, sepse i intereson edhe drejtoreshës që të sqarojë çdo dyshim besoj.