Pas njoftimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës kanë firmosur një peticion kundër këtij vendimi.
Përmes peticionit, punonjësit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të vendimit.
Vendimi është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli më 23 janar.
Zhvendosja nga Vlora në Tiranë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.
Prej kohësh Kadastra e Vlorës ka pasur probleme me ndërrimin e drejtorëve.





