Për 5 ditë Vlora do të ketë mungesë të trageteve për në Itali. Sipas informacioneve agjencia ka njoftuar mungesën e tragertit "St Damiani " të linjes Vlorë-Brindisi-Vlorë për shkak remonti në Itali.
Ndërsa trageti tjetër i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, "Red Star" nuk do të udhëtojë më në drejtim të Vlorës pasi nuk ka marrë ende licencën e udhëtimit.
Kompania ka 10 ditë kohe ta zëvendësojë tragetin e linjës Vlorë-Brindisi në rast se nuk zëvendësohet brenda 10 ditëve do të ketë penalitet për kompaninë.





