Drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor për qarkun e jugut konfirmon se nga qarku i Vlorës janë marrë 6 mostra të personave të dyshuar me koronavirus.

Këta persona kanë shfaqur simptoma dyshuese në pikat e kalimit të kufirit dhe për këtë arsye janë marrë si raste të dyshuara.

3 prej tyre kanë dalë negativ, ndërsa 3 te tjerë janë dërguar sot në Institutin e Shëndetit Publik dhe po bëhet verifikimi paraprak i tyre.

Gjithashtu ai shpjegon dhe urdhrin e ri të Ministrisë se Shëndetësisë teksa ky urdhër dhe udhëzimet përkatëse po zbatohen edhe në Vlorë tashmë.

Llapi ndër të tjera mohon faktin se në Vlorë mungojnë maskat mbrojtëse kundrejt koronavirusit dhe shprehet se nga 1 milion e 200 mijë maska të shpërndara në gjithë vendin, 125 mijë janë shpërndarë në qarkun e Vlorës në spitalet rajonale të këtij të fundit, raporton “Ora News”.

Gjithashtu, udhëzimi i ministrisë iu bën thirrje bizneseve të marrin të gjitha masat higjeno-sanitare siç janë përdorimi i dorezave kur shërbejnë produkte si një masë parandaluese kjo kundrejt koronavirusit.