Vlorë, 23 nëntor 2013- Brenda një afati të shkurtër kohor janë raportuar dy të vdekur në qytetin e Vlorës. Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se një i ri është gjetur i pajetë pranë një kabine elektrike, ndërsa një e moshuar është aksidentuar për vdekje. Të dy trupat e pajetë, ndodhen në morgun e spitalit të qytetit. Armando Driza, 32 vjeç, është gjetur i pajetë pranë një kabine elektrike në lagjen "28 Nëntori" dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.Sakaq, në lagjen "24 Maji" në qytetin e Vlorës është aksidentuar për vdekje shtetasja Marjana Dema, 67 vjeç, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.Trupat e pajetë ndodhen në morgun e qytetit të Vlorës, në pritje të kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore.