VLORE, 12 shkurt 2013 – Policia e Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë finalizoi me sukses një operacion për kapjen e një personi shumë të rrezikshëm Martin Agim Sheko.
Arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas është pjesëtar i një organizate shqiptaro-italiane me organizator shtetasin Ilia Prendi i ashtuquajturi Arben Shtembari, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Hidra” me datë 26 maj 2012.
Gjatë atij operacioni u arrestuan katër persona si dhe u sekuestrua një sasi prej 100 kg lëndë narkotike dhe një gomone rreth 7 metra e gjatë. I arrestuari është kunati i Arben Shtermbarit dhe njëri nga më të besuarit e tij.





