5 mars 2015 – Mëngjesin e sotëm, uniformat blu të Vlorës kanë vënë në pranga pronarin e një anijeje, i cili ishte shpallur në kërkim për kontrabandë mallrash.
Mësohet se 43-vjeçari Artur Laze, është pronar i anijes, në të cilën u gjetën 3500 litra naftë më 29 janar, për të cilën dyshohet se është sjellë kontrabandë nga Italia dhe nuk është paguar akcizë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Karaburuni”, u bë i mundur arrestimi i Lazes dhe dy personave të tjerë, të cilët në bashkëpunim kontrabandonin naftë pa paguar detyrimet doganore.





