VLORE, 6 janar 2014 – Një konflikt mes disa personave në qytetin e Vlorës ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Të shtënat me breshëri automatiku janë dëgjuar rreth orës 13:00 jashtë ambienteve të një hoteli në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Për pasojë tre persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë. për shkak të plageve te renda.Viktima është identifikuar si Myrdar Binjakaj, 32 vjeç, ndërsa i plagosur është Klodian Binjakaj vëllai i tij dhe Reshat Muska, 43 vjeç kushëri i vëllezërve Binjakaj. Fillimisht sherri ka nisur brenda ne lokal dhe me pas, ka vazhduar duke dale ne ambientet jashte tij.
Mësohet se policia ka shoqëruar 8 persona, në cilësinë e dëshimtarit okular, dhe po punohet per kapjen e autorit te krimit





