VLORE, 22 qershor 2013 – Një peshkatar ka humbur jetën mëngjesin e të shtunës në afërsi të Karaburunit në Vlorë.
Burime nga policia lokale kanë sqaruar se 41-vjeçari Gentian Mishtaku kishte dalë për të peshkuar me veshje nënujore bashkë me dy peshkatarë të tjerë amatorë.
Por në një moment ai nuk është ndjerë mirë dhe peshkatarët e tjerë janë përpjekur ta nxjerrin nga uji.
Megjithë ndihmën e shpejtë të tyre, 41-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Shkaqet e mbytjes së 41-vjeçarit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se vdekja ka ardhur nga nje atak kardiak.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.





