Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, në qytetin e Vlorës, në lagjen "Pavarësia". Sipas burimeve policore, automjeti që ka marrë flakë ishte tip Mercedes Benz, me targa VL 2090 C, dhe dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndonëse është ende herët për të përjashtuar edhe mundësinë e një zjarrëvenieje të qëllimshme. Automjeti është në pronësi të 67-vjeçarit me inicialet J. Gj., banues në lagjen "10 Korriku", i cili e kishte parkuar atë në rrotondon e Skelës. Nga flakët është dëmtuar vetëm pjesa e pasme e makinës.
Vlorë, digjet një automjet i parkuar, shkaku dyshohet shkëndija elektrike
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





