8 dhjetor 2013- Një vendim i marrë mes INUK-ut dhe Bashkisë së Vlorës lidhet me faktin që dyert, dritaret dhe pjesë të tjera që mund të çmontohen nga pallati i kompleksit “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë, të shkojnë për shkollat dhe kopshtet e Vlorës.

Sipas burimeve të Bashkisë dhe INUK, çdo pjesë e hequr do të kryhet me procesverbal duke nisur që nga çmontimi, magazinimi dhe deri te përdorimi i tyre nga institucionet, kryesisht arsimore që janë në nevojë.

Në këtë mënyrë sipas INUK, jo vetëm që po kryhet një veprim për ndihmën e dhënë ndaj shkollave dhe Bashkisë, por nga ana tjetër, pjesët e xhamit nuk do të përfundojnë në det pas shpërthimit.