Dyshimet se një avion është ngritur mëngjesin e së dielës nga zona e Vlorës në drejtim të Italisë ka vënë në alarm Policinë e Shtetit, e cila ka organizuar një aksion në fshatin Akërni. Nga ana tjetër, edhe forcat italiane të sigurisë janë vënë në alarm, por avioni i dyshuar nuk u arrit të kapet.
Policia e Shtetit, në një njoftim të sajin, bën të ditur se dyshimet ishin që avioni ishte ngritur në fluturim në orët e para të mëngjesit të së dielës. Uniformat blu, në fshatin Akërni, ka ndaluar tre persona, por pa mundur të zbulojnë lëndë narkotike ose ndonjë informacion mbi avionin e dyshuar, që mund të transportonte drogë.





