Çdo ditë e më shumë po shtohet frika nga rrjedhjet e bombolave të gazit. Një nga banorët e qytetit të Vlorës, pas panikut që e kishte kapur pas rrjedhjes së gazit, e ka hedhur menjëherë nga banesa e tij, që ndodhej në katin e shtatë.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ngjarja është shënuar në një pallat shumëkatësh, në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës.

Një prej banorëve të katit të shtatë të pallatit, pasi ka mbushur bombolën 6 litroshe me gaz, ka shkuar në shtëpi dhe ka parë që ka pasur rrjedhje gazi. Burime nga policia shtojnë se pronari i banesës, me inicialet R. E., në panik e sipër e ka hedhur jashtë dritares nga kati i shtatë, për të mos i shpërthyer brenda në banesë.