VLORË, 25 gusht 2013 – Gjendet trupi i pajetë i një personi në zonën ne plazhit të vjetër në Vlorë.
Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës, ndërkohë burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se personi të jetë mbytur.
Trupi i pajetë është dërguar me ambulancë në morgun e spitalit rajonal, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhje e plotë të vdekjes së tij.





