VLORE, 7 nentor 2013 – Gjykata Administrative ka dhënë sot vendimin për të hequr masën e bllokimit për pallatin që u bllokua disa ditë më parë në zonën e "Ujit të Ftohtë" në qytetin bregdetar. Gjykata ka pranuar kërkesën e banorëve të këtij pallati për të hequr bllokimin në hyrjen e pallatit.Gjykata Administrative në Vlorë shqyrtoi çështjen e kompleksit “Jon”, pas kërkesës së paraqitur nga banorët e pallatit 8-katësh në zonën e “Ujit të Ftohtë”, i cili prej 4 ditësh është i rrethuar nga shiriti i sekuestros dhe vijon të ruhet nga policia. Në seancë, ishin të pranishëm avokatët Maksim Haxhia dhe Kastriot Brahimuço, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtari Astrit Sheme.
Vlorë, Gjykata Administrative heq masën e bllokimit për kompleksin Jon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zyrtari ukrainas për sanksionet mbërrin në Uashington teksa ligji për Rusinë përballet me pengesa
Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’
Dy burrat humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët në Vaun e Dejës protestojnë: Ambulanca erdhi për 1 orë e 30 minuta
“Na pëlqen të shkojmë mirë me të gjithë”/ Trump sfidon evropianët dhe mirëpret delegacionin rus në takimin e G20





