VLORË, 25 dhjetor 2013 – Sekuestrohen 1 ton kanabis sativa në Vlorë ne nje operacioni antidrogë të kryer në afërsi të fshatit Akerni, ku janë gjetur dy furgona me nga 500 kilogram kanabis secili, njëri pranë hidrovorit dhe tjetri pranë Orikumit. 
Në pranga janë vene dy persona, të cilët u kapën ne flagrance në njërin prej dy furgonave. Policia e Vlores bën të ditur se pranë Orikumit u gjet një gomone 6 metra e gjatë e cila mendohet se do të shërbente për transportimin e drogës. 
Parparakisht dyshohet se origjina e drogës ishte Lazarati dhe destinacioni, Italia. Vijojne hetimet..