VLORE – Bashkia e Vlorës do të ketë një buxhet më të ulët për vitin 2013, krahasuar me vitet e mëparshme.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, përmes debateve, është miratuar buxheti për vitin 2013, në një vlerë prej 11 miliardë lekësh.
Këshilltarët e djathtë, kanë kërkuar më shumë shpjegime në lidhje me investimet e pritshme, ndërsa kanë theksuar se ky buxhet nuk i përgjigjet nevoja aktuale të Vlorës për investime.
Kryebashkiaku Gjika ka rënditur një serë pikash ku pritet të investohet, ndërsa kërkoi ndjese për ato punime të cilët nuk janë realizuar në kohë, kjo sipas tij edhe për shkak punimeve jashtë standardeve të firmave përkatëse.