10 mars 2015 – Një 70-vjeçar ka mbetur i palgosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në Radhimë të Vlorës, ku një motor i cili sapo ka dalë nga karburanti, është përplasur nga një automjet. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, 70-vjeçarin Muhamet Jazaj, i cili ka marrë plagë të rënda.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit tip "Benz" me targa “AA 211 KV”, 40-vjeçari Bejtash Kalaj, ka qenë shkaktar i aksidenti. Uniformat blu e kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në polici.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/