VLORE, 13 shkurt 2013 – Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme, këtë herë në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:30, kur 49-vjeçari Shuaip Hoxha nga fshati Rroms, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet tip “Saab” me targa italiane CD 243 LE.
Përplasja ka qenë fatale për këmbësorin 49-vjeçar, i cili humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku ka deklaruar se për shkak të errësirës në rrugën e “Ujit të ftohtë” nuk ka arritur ta shikojë viktimën.





