VLORË, 26 tetor 2013  – Nesër në orën 11:00 të paradites është parashikuar shembja me lëndë eksplozive e pallatit 7-katësh i projektuar për ndërtimin e një hoteli në qytetin e Vlorës.Objekti i cili aktualisht është i papërfunduar pritet të shembet me lëndë plasëse ashtu siç u prish pallati 5-katësh në Tiranë, teksa për këtë të fundit u përdorën 63 kg tritol.
 Të pranishëm në aksionin e prishjes së kësaj godine pritet të jenë forca të shumta policie, inspektorë të INUK dhe forcat e Xhenios, të cilët prej ditësh kanë bërë gati bërë gati vendosjen e lëndës eksplozive ne godinë.
 Mësohet se ndërtesa që do të shëmbet është më dokumentacion të rregullt nga ana e bashkisës së qytetit bregdetar dhe prishja e këtij objekti do të bëhet me qëllim që ti hapjet rrugë ndërtimit të shëtitores që është e emëruar dhe si “Lungomare” që fillon nga zona e Skelës deri tek Uji i Ftohtë.

 

http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/vlor–nes-r-shembet-me-tritol-nj–nd-rtes–shtat–kat-she-184067.html