Një person i pajetë është gjetur sot pranë zonës së Ujit të Ftohtë, në Vlorë. Policia e Shtetit bën me dije se trupi i gjetur rreth orës 06:20 të mëngjesit është dërguar në morgun e Spitalit të Vlorës. Sipas njoftimit të dhënë, është bërë identifikimi i viktimës, që është 80-vjeçari A. S., banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Pas hetimeve paraprake dyshohet se shtetasi në fjalë mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë. Në vendngjarje janë gjetur shenja gomash dhe xhama të thyer makinash.





